Të fundit

Osmani nderohet nga qyteti Forth Worth i Teksasit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Teksas, ka takuar nënkryetaren e qytetit Fort Worth, Gyna M. Bivens, ku i është dhuruar vendimi i qytetit Forth Worth me të cilin nderohet dhe kremtohet pavarësia e Kosovës.

Përmes një postimi në faqen e presidentes Osmani bëhet e ditur se në një ceremoni të organizuar, ajo ka pranuar vendimin e qytetit Fort Worth, me të cilin nderohet dhe shënohet 17 shkurti – dita e pavarësisë së Kosovës.

“Në këtë vendim thuhet se qyteti i Fort Worth do t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve që jetojnë aty për ta kremtuar ditën e pavarësisë së Kosovës”, shkruan presidentja Osmani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci