Të fundit

Sindikata e Trepçës me kërkesa për ekzekutimin e pagave për punëtorët

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” ka bërë thirrje që të ekzekutohen pagat për minatorët.

Kjo sindikatë, përmes një njoftimi thotë se situata e krijuar me vonesat në paga është bërë zakon që cenon vetë ekzistencën e minatorëve.

“Sot kur ne të gjithë me padurim presim ekzekutimin e pagave, me gjasë e njejta përseri nuk do të realizohet, duke vazhduar kështu pafund injorimi, fyerja dhe degradimi total i minatorëve. Një situatë e tillë e krijuar tashmë e sa kohë është bërë zakon që cenon vetë ekzistencën tonë. Mungesa e mjeteve ekzistenciale për jetës (pagesa e pagës) dhe injorimi i menxhmentit për të bërë punën e tyre tashmë nuk don koment”, thuhet në reagim.

Tutje, në reagim theksohet se minatorët nuk kanë mundësinë që ta vazhdojnë punën, pasi që të njëjtit nuk kanë financa të mjaftueshme as për shujtën ditore.

“Ne ju flasim në gjuhë të butë dhe gjuhë shqipe, ekzekutoni pagat sot. Një gjë e tillë është edhe pjesë e marrëveshjes së arritur me Bordin mbikëqyrës, Ministrinë e Ekonomisë dhe grupin e deputetëve. Këtij shqetësimi për ekzistencën tonë duhet t’i vijë fundi njëherë e përgjithmonë. Kërkojmë të ekzekutohen pagat”, thuhet në reagim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci