Të fundit

Mushkolaj: Besoj që Kurti dhe Krasniqi e kanë caktuar datën e zgjedhjeve

Analisti, Imer Mushkolaj ka thënë se takimi i sodit është rezultat i plotë takimeve dhe bisedave jopublike që kanë ndodhur javëve të fundit mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk është diçka e befasishme kur Krasniqi ka pranuar ftesën, si kryetar i Partisë më të madhe opozitare, që ka më së shumti vota që do të mund të kryenin punë për shpërbë Kuvendin. Përpos që është fillimi i fushatës zgjedhore për zgjedhje tjera pavarësisht që nuk u përmend data, besoj që është marrë vesh edhe për data”, ka deklaruar Mushkolaj në RTV Dukagjini.

Mushkolaj ka deklaruar se takimi i kryeministrit Albin Kurti me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është fillim i fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme.

Analisti ndër të tjera tha se gjatë takimit mes Kurtit e Krasniqit është vendosur edhe data e zgjedhjeve, por që nuk e bën publike atë sonte.

“Takimi i sotit është rezultat i plotë takimeve dhe bisedave jopublike që kanë ndodhur javëve të fundit mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk është diçka e befasishme kur Krasniqi ka pranuar ftesën, si kryetar i Partisë më të madhe opozitare, që ka më së shumti vota që do të mund të kryenin punë për shpërbë Kuvendin. Përpos që është fillimi i fushatës zgjedhore për zgjedhje tjera, pavarësisht që nuk u përmend data, besoj që është marrë vesh edhe për data”, u shpreh Mushkolaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci