Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve Shkelzen Xhekaj, Vesel Veseli, Gazmend Halilaj, F.C, I.R, G.Z dhe H.H.
Siç njoftohet, i akuzuari Shkelzen Xhekaj. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin dhe veprën penale nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës, dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj.
I akuzuari Vesel Veseli është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale Shtytja në ndërprerjen e shtatëzanisë nga neni 184 par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 32 të KPRK-së, dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) viteve.
I akuzuari Gazmend Halilaj është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.3 pika 1.3 të KPRK-së dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve.
I akuzuari F.C. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe është gjykuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite me kusht që në afat prej 3 (tre) viteve nuk kryen vepër tjetër penale.
I akuzuari I.R. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite me kusht që në afat prej 3 (tre) viteve nuk kryen vepër tjetër penale.
I akuzuari G. Z. Konfom nenit 364 par.1 pika 1.3 lirohet nga akuza për veprën penale Frikësimi gjatë procedurës nga neni 395 të KPRK-së.
Ndërkaq, ndaj të akuzuarit H.H. konform nenit 363 par.1 nën par.1.1 gjykata ka marrë aktgjykim refuzues për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së.
