Dy persona janë plagosur si rezultat i të shtënave me armë zjarri sonte në Gjonaj të Prizrenit.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Prizren Vesel Gashi ka thënë për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 19:40.
“Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta. Të njëjtit janë dërguar për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, ka thënë ai.
Personat e dyshuar janë të njohur për Policinë e Kosovës dhe njësitet policore janë në kërkim të tyre. Lidhur me këtë të gjitha veprimet hetimore nga njësitë relevante të policisë janë në koordinim me prokurorin e shtetit.
