Të fundit

Norvegjia me kufizime shtesë ndaj turistëve rusë

Norvegjia do t’ua ndalojë hyrjen turistëve rusë, për shkak të luftës në Ukrainë, tha të enjten Ministria e Drejtësisë e vendit nordik.

Hyrja do të jetë e ndaluar pothuajse për të gjithë turistët rusë, sipas Ministrisë.

Norvegjia, anëtare e NATO-s, e ndan një vijë kufitare gati 200 kilometra të gjatë me Rusinë në Arktik.

Ajo vendosi kufizimeve ndaj turistëve rusë për herë të parë në vitin 2022, pasi Moska e nisi pushtimin e paprovokuar dhe të jashtëligjshëm të Ukrainës.

“Vendimi për ashpërsimin e rregullores së hyrjeve, është në përputhje me qëndrimin e Norvegjisë, për të qëndruar përkrah aleatëve dhe partnerëve në përgjigjen e tyre ndaj luftës agresore dhe të jashtëligjshme të Rusisë kundër Ukrainës”, tha ministrja e Drejtësisë e Norvegjisë, Emilie Enger Mehl.

Përjashtime mund të ketë në rastet siç janë, vizitat te familjarët e ngushtë që jetojnë në Norvegji, sipas Ministrisë.

Vendimi i ri do të hyjë në fuqi më 29 maj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci