Të fundit

Njeh Palestinën por jo edhe Kosovën, Hoxhaj për veprimin e Spanjës: Hipokrizi demokratike

Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, ka reaguar pasi Spanja e ka pranuar pavarësinë e Palestinës, ndërkohë Madridi zyrtar vazhdon të mos e njohë Kosovën shtet.

Hoxhaj ka thënë se as Spanjës e asnjë shteti tjetër evropian nuk i bën nder të jenë në të njëjtën anije me Rusinë sa i përket Kosovës.

“Hikpokrizi diplomatike?”, ka shkruar Hoxhaj

“Spanja ende refuzon të njohë shtetin më të ri të Evropës, Kosovën, duke përmendur procesin e dialogut të Brukselit, megjithatë ajo njeh Palestinën jashtë Marrëveshjes së Oslos. Nuk i sjell asnjë nder Spanjës dhe shteteve të tjera evropiane të jenë në të njëjtën barkë me Rusinë në Kosovë. Hipokrizi diplomatike?”, ka shkruar zyrtari i lartë i PDK-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci