Skuadra më e re e themeluar në Kosovë, Suhareka, e cila nga sezoni i ardhshëm do të garojë në elitën e futbollit kosovar ka filluar ndryshimet për edicionin e tyre të parë në Superligë.
Suhareka ka ndryshuar drejtorët e klubit, duke emëruar në pozitën e drejtorit menaxhues dhe drejtorit sportiv emra eminentë të futbollit.
Ish-drejtori i Prishtinës, Bajram Sherifi do të jetë drejtor menaxhues i skuadrës suharekase, ndërkaq Granit Dervisholli do të ketë rolin e drejtorit sportiv.
Suhareka synon që me përvojën e tyre të arrijë qëllimet e tyre, ndërsa kanë paralajmëruar edhe ndryshime tjera në përbërje.
“Strukturat e klubit po fuqizohen dhe organizimi i jashtzakonshëm deri më tani do zgjas edhe më tutje me besën e fjalën e dhënë që të punojmë si një familje. Ditëvë në vijim do njoftoheni me të gjitha të ndryshimet e fundit”, thuhet në njoftimin e klubi.
