Të fundit

Aktorja e famshme gjen prindërit të vdekur në shtëpi

Prindërit e aktorës së serialit “The Walking Dead”, Alicia Witt janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Massachusetts të SHBA-së.

Siç raporton Associated Press, aktorja nuk kishte kontaktuar me prindërit për disa ditë, ashtu që u kishte kërkuar disa të afërmve t’u shkonin për vizitë.

“Për fat të keq, rezultati ishte i paimagjinueshëm. Po kërkoj pak privatësi për momentin për të vajtuar dhe për të mësuar të përballem me këtë ndodhi dhe humbje të pabesueshme”, ka deklaruar Witt për People.

Sipas mediave të huaja, policia ka thënë se kishte marrë njoftim se prindërit e Alicias kanë pasur problem me ngrohjen dhe se kanë përdorur një ngrohëse për shtëpinë e tyre të vjetërsuar, ndërsa nuk ka pasur shenja dhune.

Kujtojmë se Hipotermia ndodh kur trupi e humb nxehtësinë më shpejt se sa mund të prodhojë nxehtësi, duke shkaktuar një temperaturë të ulët të trupit. Temperatura normale e trupit është rreth 37°C.

Sipas hetuesve, hipotermia e shkaktuar nga ekspozimi i gjatë ndaj të ftohtit mund të ketë luajtur rol në vdekjen e Robert Witt 87 vjeç dhe Diane Witt 75 vjeç.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci