Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë kabinetin e luftës të vendit, ka thënë një zyrtar izraelit për CNN.
Vendimi i Netanyahut vjen pasi kreu i opozitës, Benny Gantz njoftoi tërheqjen e tij nga trupi javën e kaluar dhe kërkesën e ministrit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir për t’u bashkuar.
Kabineti i luftës u formua pesë ditë pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit dhe përfshinte jo vetëm Netanyahun dhe Gantz, por edhe ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant.
