Kompani Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka nisur aksionin e shkyçjes së ujit që përfshin borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegalë.
Aksioni ka filluar në lagjen “Veternik”.
Borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, ku mbi 40 milionë janë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.
