Valon Syla ka reaguar ashpër ndaj një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.
Në fotografinë përkatëse shihet deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, njëherit një nga kritikët më të mëdhenj të qeverisë, të paktën deri tani, me “kokën e financave” të Lëvizjes Vetëvendosje, Martin Berishaj, përcjell Paparaci.
Berishaj, që dyshohet për tërheqje milionëshe të parave kesh, gjegjësisht shpërlarjes së tyre, është parë i afërt edhe në të kaluarën me deputetë të partisë më të madhe opozitare.
Megjithatë, në një kohë kur Partia Demokratike, të paktën në letër kërkon zgjedhje për shkak të keqqeverisjes, Berisha shihet plot buzëqeshje pranë ambasadorit të Kosovës në Kroaci.
Interesante paksa, apo mbase edhe e pritur, kur dihet “afërsia” e krijuar së fundi mes palëve.
