Të fundit

A rrezikon Evropianin Pedri? Mësohet gjendja e talentit spanjoll

Përfaqësuesi spanjoll Pedri u largua nga çerekfinalja e Euros kundër Gjermanisë pas vetëm tetë minutash lojë.

Toni Kroos bëri një faull ndaj yllit të Barcelonës, i cili për këtë arsye është dashur të largohet shumë herët nga loja dhe interesant është se ish-lojtari i Realit nuk ka marrë as karton të verdhë.

Gazetari spanjoll Alfredo Martinez zbuloi në pjesën e parë të ndeshjes në Shtutgart se Pedri kishte përfunduar paraqitjen e tij në Euro.

“Pedri e ka ndrydhur gjurin e majtë, do të bëhen teste shtesë në fund të lojës, por Euro për të ka përfunduar”, ka shkruar Martinez.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci