Kombëtarja Franceze ka siguruar gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian “Euro 2024”, pasi shënoi fitore pas penalltive ndaj Portugalisë.
Franca realizoi që të pesë goditjet, ndërsa shtylla ndali goditjen e Joao Felix, për të arritur në gjysmëfinale.
120 minutat e ndeshjes përfunduan me rezultat të barabratë 0:0.
Në gjysmëfinale, Franca do të përballet me Spanjën.
