Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasje është arratisur nga Burgu i Smrekonicës.
Kështu ka mësuar Gazeta Paparaci nga burime të mirëinformuara brenda institucioneve relevante.
Burimet i kanë thënë gazetës se i njëjti është arratisur shumë herët, ndërsa është parë se ka munguar vetëm në momentin kur është bërë ndërrimi i detyrave në orën 07:00 të ditës së sotme.
Për arratisjen e tij nga Burgu i Smrekonicës (burg i sigurisë së ulët) tashmë është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Gazeta provoi të kontaktojë me drejtorin e burgjeve, Ismail Dibrani, më pas edhe duke i dërguar pyetje, por që i njëjti deri më tani nuk ka kthyer përgjigje./Paparaci
