Ballkani e Santa Coloma kanë shkuar me rezultat të barabartë në pushim mes pjesëve.
Vendasit realizuan të parët duke arritur të kalonin në epërsi në minutën e 22-të me golin e Youssef El Ghazoi, por Ballkani arriti ta barazonte shpejtë rezultatin.
Lindon Emërllahu shënoi nga penalltia në minutën e 42-të, për ta barazuar rezultatin në 1:1.
Kjo ndeshje i përket fazës kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
