Jürgen Klopp është i vendosur të mos kthehet në stërvitje këtë sezon. Sipas The Athletic, trajneri gjerman ka refuzuar drejtuesit e Federatës Amerikane të Futbollit për të marrë drejtimin e ekipit amerikan të futbollit.
Amerikanët mbetën pa trajner pasi tashmë ish-trajneri Gregg Berhalter arriti një rezultat zhgënjyes në Copa America, pra u eliminua në fazën e grupeve.
Megjithatë, Klopp refuzoi ofertën e tyre dhe theksoi se do një pushim nga futbolli.
Megjithatë, The Athletic pretendon se amerikanët janë këmbëngulës në idenë që gjermani 57-vjeçar të jetë trajneri i tyre i ardhshëm, ndaj thuhet se janë gati ta presin atë për një vit të tërë.
Kujtojmë se Klopp njoftoi në janar se do të largohej nga Liverpool, ku ishte në pankinë që nga viti 2015.
