Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, pas konfirmimit të nëntë rasteve me Variantin Omicron në vendin tonë, ka thënë se tashmë mund të rëndohet situata epidemiologjike.
“Pas paraqitjes së variantit Omicron (B.1.1.529) në botë, Evropë, rajon e tashmë edhe në Kosovë, parashikohet që të rëndoj situatën epidemiologjike. Ky variant, në bazë të të dhënave të deritanishme nga bota, ka një përhapje edhe më të shpejtë se varianti Delta Plus”, thuhet në komunikatën e IKShPK-së.
Sot IKShPK bëri të ditur se dy raste janë të importuara nga ShBA, dy nga Londra dhe Mbretëria e Bashkuar.
Po ashtu një rast është i importuar nga Franca dhe 4 raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës.
“Pas paraqitjes së variantit Omicron (B.1.1.529) në botë, Evropë, rajon e tashmë edhe në Kosovë, parashikohet që të rëndoj situatën epidemiologjike. Ky variant, në bazë të të dhënave të deritanishme nga bota, ka një përhapje edhe më të shpejtë se varianti Delta Plus”.
