Pesë persona, në dy raste të ndara kanë tentuar ta kalojnë ilegalisht kufirin.
Në rastin e parë bëhet fjalë për tre burra, ndërkaq në të dytin për një burrë dhe një grua.
Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Novosellë, Kamenicë / 13.07.2024 – 10:22. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë në të cilën ndodheshin dy të dyshuar (një mashkull dhe një femër) kosovar, të cilët dyshohet se kishin kryer veprën e cekur. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.
