Të fundit

Arrestohet i kërkuari për tentim vrasjen në Prizren

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë personin e kërkuar për vrasje në tentativë, rast ky që ka ndodhur më 17 maj 2024 në fshatin Nashec të Prizrenit.

Burimet e Paparacit pohojnë se është arrestuar Besnik (Beqir) Ukaj, i lindur më 30 gusht 1987 në fshatin Korishë, komuna e Prizrenit.

Ai është lokalizuar dhe arrestuar në Fushë Kosovë.

I dyshuari ishte i kërkuar për dyshime se me datë 17 maj 2024 në fshatin Nashec, në Prizren ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, me atë rast viktima ka pësuar lëndime nga plumbat e armës së zjarrit.
Personi në fjalë është i dyshuar edhe për disa vepra tjera dhe në kërkim policor gjithashtu./Paparaci

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci