Të fundit

Latifi kujton Avdullah Bugarin e Gëzim Hamzën në 26 vjetorin e rënies së tyre

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka vizituar Murin e Pikëllimit në Rahovec, aty ku tashmë gjendet lapidari i dy heronjëve Avdullah Bugari dhe Gëzim Hamza.

Avdullah Bugari, i rënë më 17 korrik, i cili është dëshmori i parë, si dhe Gëzim Hamza “Piktori”, i rënë më 19.7.1998.

Latifi, me anë të një postimi në Facebook shprehet se Avdullahu do të kujtohet përgjithmonë si një veprimtar i organizuar në lëvizjen tonë të fshehtë për liri, gjithashtu për trimërinë e treguar në luftë.

Tutje ai shprehet se me të dëgjuar për krismat e para në Drenicë e në Dukagjin, karvanit të lirisë iu bashkua edhe Gëzim Hamza, tashmë i njohur me nofkën ”Piktori”, i cili vendosi që së bashku me një grup shokësh, të marrë rrugë për në Shqipëri, e pastaj ta thyejë Pashtrikun e të depërtojë në Kosovë.

“Në ato ditë korriku, luftimet ishin të ashpra, heroike dhe të përgjakshme. Vërtet, në këto luftime humbëm shumë bashkëluftëtarë trima të sprovuar në beteja e qytetarë të paarmatosur, por pesha e roli i UÇK-së dhe lufta jonë kundër pushtuesit ishte e gjallë, rezistenca jonë ishte e fortë dhe rruga e lirisë kërkonte nga ne çmimin e lartë të gjakut”.

“Epopeja e UÇK-së në Rahovec u shkrua me gjak, me shembuj heroizmi e përkushtimi të UÇK-së, të shqiptarëve liridashës, të atyre që ia kthyen gjoksin furtunës, për ta ndalë, për ta goditur e për ta përzënë nga ky truall pushtuesin barbar serb. Lavdi dhe nderime për jetë të jetëve veprës atdhetare të Avdullah Bugarit dhe të Gëzim Hamzës – Piktorit”, shkroi Latifi në postimin e tij.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci