Të fundit

AGK-ja denoncon fushatën e deputetëve të VV-së kundër “Periskopit” dhe “Nacionales”

Mediumi publik RTK, në sajtin e tyre kanë publikuar një shkrim pa autor, ku citojnë kinse një hulumtim të një gazete boshnjake, e ku Gazeta Nacionale dhe “Periskopi” akuzohen për lidhje me kriminelin Radojiçiq e Presidentin e Serbisë Vuçiq. Kjo storje ka shkuar edhe në Lajmet Qendrore të RTK-së.

Kjo fushatë e RTK dhe eksponentëve të pushtetit, në krye me deputetët Sali Zyba e Dimal Basha, për AGK-në, është fushatë e rrezikshme.

“Fushata si kjo, e rrezikojnë seriozisht sigurinë e gazetarëve të këtyre dy mediumeve, dhe Vetëvendosja e deputetët e saj duhet të mbahen përgjegjës për nxitjen e urrejtjes dhe sulmeve potenciale kundër tyre.

I bëjmë thirrje të përsëritur kryeministrit Kurti dhe Vetëvendosjes, që të mos angazhohen në fushata të tilla të papranueshme, që kanë për qëllim frikësimin e gazetarëve në Kosovë për të bërë punën e tyre.

AGK-ja, gjithashtu shpreh keqardhje që një “lajm”, si ky që sulmon kolegët, ka gjetur hapësirë edhe në Lajmet Qendrore të Televizionit Publik të Kosovës.” – thuhet ndër të tjera në reagim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci