Të fundit

Përfshihet nga zjarri një stallë e derrave në Zubin Potok

Një person ka njoftuar se stalla e tij është përfshirë nga zjarri.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën në orës 02:20, në Zubin Potok.

Tutje bëhet e ditur se sipas ankuesit në stallë kishte disa krerë derra, teknikë bujqësore dhe ushqim për kafshët.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar  se stalla e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas ankuesit në stallë kishte disa krerë derra, teknikë bujqësore dhe ushqim për kafshët”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe zjarrfikësit, eksperti i zjarrit dhe zyrtarë nga AVUK-u.

“Nuk raportohet për të dyshuar apo të arrestuar”, thuhet në raport.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci