Të fundit

“RTK njoftoi për një rrezik”, çfarë po thotë deputeti i VV-së?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka dalë me një konstatim interesant për mediumin Slobodna Bosna dhe raportimin e fundit të RTK-së.

Ai e quan media kredibile mediumin në fjalë derisa thotë se në Kosovë “reagimet e disa mediave nuk janë reagim ndaj raportimit të Slobodna Bosnes, po pse RTK e ka njoftuar qytetarin e Kosovës për këtë rrezik”.

“Slobodna Bosna është media kredibile në Bosnje. Ajo ka rapotuar për synimet e Beogradit për kontroll të mediave në rajon dhe Kosovë. Në hulumtim përmenden dy media të Kosovës.

E në Kosovë, reagimet e disa prej medieve nuk janë reagim ndaj raportimit të Slobodna Bosnes, po pse RTK e ka njoftuar qytetarin e Kosovës për këtë rrezik. Edhe këtë duhet ta dijë qytetari”, shkruan Zyba.

Kush është ‘Slobodna Bosna’? RTK-ja e kapur nga pushteti botoi artikullin e gazetës së dënuar për shpifje

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci