Të fundit

Në homazhe, mbledhje të Qeverisë e takime, si e kalon kryeministri Kurti kohën?

Analisti i politikave në Institutin GAP, Agron Demi përmes një postimi në Facebook, ka bërë një përllogaritje të kohës se si e kalon kryeministri Albin Kurti.

Sipas Demit, kryeministri 1/4 e kohës ka kaluar duke shkuar në të pame, homazhe dhe akademi përkujtimore.

“Nëse bazohemi në njoftimet që gjenden në faqen zyrtare të Zyrës së Kryeministrit, nga janari e deri më sot: ma shumë 1/4 e kohës së Kryeministrit ka shku nëpër të pame, homazhe e akademi përkujtimore; 23.7% të kohës e ka kalu duke pritë ambasadorët e akredituar në Kosovë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, apo liderë e delegacione nga shtetet tjera”, thotë ai.

Tutje, Demi pohon se kryeministri “13.8% të kohës e ka kalu tu pritë në takime grupe të studentëve, pensionistë të huaj e vendorë, ish-diplomatë, delegacione nga mërgata, Lugina, Bosnja, Sanxhaku”.

“19.3% të kohës e ka kalu në mbledhje të qeverisë dhe në takime në grupe ndërministrore ose takime me bartës institucionesh tjera; 9.5% të kohës e ka kalu duke promovu investime apo lansim programesh, ndër to edhe një urë për këmbësorë, gur-themelin e një shtëpie, tri klinika të renovuara, dy herë i ka vizitu punimet në rrugën Kijevë-Zahaq, kurse tjerat janë lansim programesh”, shton ai.

Mes tjerash, Demi shton se kryeministri Albin Kurti 5.2% të kohës e ka kalu në vizita jashtë vendit, duke përfshi tri vizita si pjesëmarrës në takimet e Partive Socialiste Evropiane duke shtuar ” dy vizita deri në Londër për ligjërata, dy vizita në Turqi, një adresim në KS të OKB-së, disa ditë në Davos, një vizitë në portin e Hamburgut”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci