Të fundit

Ekskluzive: Presidentja thërret liderët e partive për caktimin e datës së zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar liderët e partive politike për takim për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.

Paparaci ka mësuar se liderët do të shkojnë në presidencë të hënën në ora 14:00.

Ajo ka propozuar edhe datat në të cilat mund të mbahen zgjedhjet, duke përkufizuar intervalin mes 26 janarit dhe 16 shkurtit 2025.

“Takimi mbahet ditën e hënë, 31 korrik në ora 14. Do të diskutohet data e zgjedhjeve që do të mbahen mes 26 janarit dhe 16 shkurtit 2025”, i ka thënë ky burim Paparacit.

Tutje, gazeta kuptoi se opsionet për zgjedhje janë datat 25 janar dhe 2, 9 e 16 shkurt./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci