Presidentja Vjosa Osmani ka nisur takimin konsultativ me kryetarët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta në Kosovë, që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Pas takimit, Osmani do të mbajë konferencë për media në hollin e Kabinetit të Presidencës.
Viti 2025 do të jetë vit i rregullt zgjedhor dhe nëse partitë vendosin që të mbahen zgjedhje të rregullta dhe jo të parakohshme.
Pra, me këtë Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti do të jetë Qeveria e parë që nga shpallja e pavarësisë, që do ta përfundojë mandatin e plotë katërvjeçar.
Që një kohë të gjatë, partitë opozitare kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, por më herët gjatë këtij viti dështuan të arrinin pajtim se si të shkohet në zgjedhje.

