Të fundit

Petkoviq përsëri për dinarin: Qëllimi i Kurtit dëbimi i serbëve

Në mungesë të temave propaganduese kundër Kosovë, Petar Petkoviq, ka përkujtuar ndalimin e dinarit në Kosovë, e çka, sipas tij, “ka vënë në pikëpyetje mbijetesën e popullit serb”.

Petkoviq në rrjetin social “X” ka pretenduar se Prishtina gjatë shtatë raundeve të negociatave në Bruksel ka refuzuar çdo propozim “konstruktiv” nga Beogradi, transmeton Papapraci.

“Qëllimi i vetëm i Kurtit është të dëbojë popullin serb nga Kosova duke shkaktuar një fatkeqësi humanitare. Kurti kërcënoi funksionimin e spitaleve, kopshteve dhe shkollave, sulmoi të rrezikuarit socialë dhe të moshuarit dhe ndaloi pagesat e mjeteve financiare. Shteti i Serbisë do të vazhdojë të paguajë rregullisht pagat, pensionet dhe të gjitha përfitimet e tjera dhe kështu do të mbetet”, ka shkruar Petkoviq në llogarinë e tij në “X”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci