Të fundit

Stano: Vendimi për hapjen e urës mbi Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se vendimi për hapjen e urës kryesore në Ibër është temë e dialogut dhe se çdo veprim në këtë drejtim mund të ndërmerret vetëm në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila udhëhiqet me ndërmjetësimin e BE-së.

Në një konferencë për media në Bruksel, Stano ka theksuar se BE-ja nuk ka spekuluar asnjëherë për skenarë apo qëndrim të përgjithshëm kur bëhet fjalë për marrëveshjet që duhet të zbatohen në kuadër të dialogut, transmeton Paparaci.

“Është një qëndrim afatgjatë i Brukselit që vlen për të dyja palët. Çdo hap apo veprim i ndërmarrë apo i planifikuar për t’u ndërmarrë nga njëra apo tjetra palë në dialog, që mund të ndikojë në rrjedhën e bisedimeve, duhet të zgjidhet, diskutohet, ose si një nga temat e dialogut nën mbikëqyrjen e BE-së”, ka thënë Stano.

Lidhur me këtë, i pyetur nga një gazetar se çfarë do të ndodhë nëse Prishtina e hap një urë ndërmjet Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut, ai tha kjo se duhet të jetë temë e dialogut.

“Rihapja e urës në Ibër është temë e dialogut dhe çdo vendim për të duhet të merret përmes dialogut”, ka thënë Stano./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci