Të fundit

Korenica shënon në fitoren e Clujit në Conference League

Meriton Korenica ka shënuar golin e parë me fanellën e Cluj në duelin e kthimit ndaj Neman të vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

27-vjeçari shënoi gol për skuadrën e tij në minutën e 59-të të sfidës, duke e dërguar rezultatin në 4-0.

Me një goditje spektakolare me të djathtën në hyrje të zonës, Korenica e dërgoi topin në cepin e portës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.

Ky ishte goli i parë i Korenicës me fanellën e Cluj, ndërsa minuta kishte edhe për Armend Thaqi.

Korenica dhe Thaqi u bashkuan me skuadrën e Cluj në këtë afat kalimtar të verës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci