Të fundit

Arrestohen dy vëllezërit Bulliqi nga Peja

Janë arrestuar Adem dhe Besnik Bulliqi, dy vëllezërit nga Peja të cilët ishin shpallur në kërkim para disa ditësh.

Policia tha se vëllezërit Bulliqi ishin në kërkim për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, e ndodhur më 13 korrik në Pejë.

“Ju informojmё se me datё 01.08.2024 rreth orёs 19:30, hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime DRP –Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore kanё arritur ta lokalizojnё vendqëndrimin e personave tё dyshuar, tё cilёt kanё qenё nё kёrkim pёr veprёn penale “ Vrasje e rёndё e mbetur nё tentativё” e ndodhur me datё 12.07.2024, nё Pejё”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, theksohet se tё dyshuarit janё arrestuar, tё njëjtit janё intervistuar nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, dhe pas intervistimit mё urdhёr tё prokurorit tё shtetit janё ndaluar pёr 48- orё

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci