Të fundit

Sot dita e Hana Beiqit, garusja e fundit nga Kosova në Lojërat Olimpike

Notarja Hana Beiqi është garuesja e fundit e cila do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”.

Beiqi e cila ka vetëm 15 vjet, do të debutojë sot në Lojërat Olimpike.

Ajo do të garojë në disiplinën 50 metra stil i lirë.

Garat e notit nisin nga ora 11:00.

Kosova u paraqit me nëntë garues në Lojëat Olimpike, ku fitoi edhe dy medalje olimpike, një të argjentë dhe të bronztë.

Xhudistët, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka, notaret Adel Shaboviq e Hana Beiqi, boksierja Donjeta Sadiku dhe atleja Gresa Bakraqi, e përfaqësuan Kosovën në ”Paris2024”.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë, derisa Laura Fazliu të bronztën.

Kosova ka tashmë pesë medalje olimpike në tre pjesëmarrje në Lojëra Olimike, tre të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci