Policia e Kosovës ka lëshuar urdhërarrest ndaj reperit të njohur nga Shqipëria, Stresi për rrahjen në diskotekën “Sancy” në Pejë.
Reperi i njohur Rigels Rajku, i cili njihet më mirë si Noizy, ka qenë pjesë e një incidenti të rëndë në diskotekën “Sancy”.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së enjtes, kur Noizy dhe grupi i tij janë përfshirë në një sherr masiv që ka përfshirë edhe personat e pranishëm.
Gjatë përleshjes, dyshohet se Noizy dhe grupi i tij kanë rrahur brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në rrjetin social TikTok me emrin “Medi,” dhe një anëtar të familjes së tij, Bekim Hardergjonajn.

