Të fundit

Moti në ditët e fundit të këtij viti

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë ditëve të fundit të këtij viti. Sipas PW’së, këto ditë do të ketë vranësira dhe reshje shiu, derisa në vise të ulëta edhe mjegull. Temperaturat do të jenë mbi vlera mesatare.

Depërtimet e cikloneve përgjatë rajonit tonë në këto ditë të fundit të vitit 2021, do të mundësojnë mot kryesisht me vranësira, e me të reshura shiu kohë pas kohe, kryesisht ditën e hënë, mërkurë dhe të enjte. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave paraqiten kushte edhe për mjegull apo vranësira të ulëta.

Në aspektin termik, rrymat e ngrohta ajrore që po depërtojnë mbi rajon mbajnë temperaturat e larta mbi vlera mesatare.

Në natën e vitit të Ri do të mbajë mot i qëndrueshëm, me vranësira e aty këtu me mundësi për riga lokale shiu. Në fundjavë paraqitet mot i butë, me kthjellime e vranësira kalimtare.

Megjithëse ditëve vijuese parashihet mot pak më dinamik, periudhat e qetësisë do të jenë më dominante, me ç’rast ndotësit ajror mbeten më të përqendruar pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të dobëta por edhe shumë të dobëta. Vetëm në pjesët ku mund të ketë qarkullim më të mirë ajror ditën indeksi mund të kaloj edhe në vlera të pranueshme.

28.12 – Kryesisht me vranësira. Në vise të ulëta mjegull ose vranësira të ulëta.

29.12 – Kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

30.12 – Kryesisht me vranësira. Në mëngjes përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull. Pasdite reshje të dobëta shiu.

31.12 – Në mëngjes ngrica. Ditën vranësira e diell dhe më butë.

Temperaturat mbi vlera mesatare. Minimalet luhaten nga 3C deri 5C, e të premten në mëngjes edhe mund të zbresin në -2C, ndërsa maksimalet luhaten ndërmjet 8C e 10C, e të premten ditën rriten edhe deri në 12C..

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-7m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rritjes nga dita e premte.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci