Ka vazhduar edhe sot ngjyrosja e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë e cila ka filluar javën e kaluar.
Javën e kaluar ka filluar ngjyrosja dhe pastrimi i pjesës nën urë, ndërsa sot ka vazhduar puna në vetë urën, raporton portali Radio Kontakt Plus.
Të enjten, më 8 gusht është kryer edhe testimi për lëvizjen e qarkullimit në urë.
Në urë janë të vendosura disa vetura të karabinierëve, ndërsa në anën jugore janë të dukshme edhe automjetet e KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, transmeton Paparaci.
Serbët në Mitrovicën e Veriut protestuan të mërkurën kundër hapjes së urës mbi lumin Ibër, duke kundërshtuar synimin e pushtetit kosovar për të hapur urën kryesore të Ibrit për trafik.
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla u kishte thënë gazetarëve se ura do të jetë e hapur për vetura dhe se çështja e urës nuk është çështje e dialogut.
Nga ana tjetër, bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht përsërit se çështja e hapjes duhet të zgjidhet me dialog./Paparaci.com
