Real Madridi ka konfirmuar se Eduardo Camavinga ka dëmtuar ligamentet në gjurin e tij të majtë gjatë stërvitjeve të martën para ndeshjes me Atalantan në kuadër të Superkupës së Evropës.
Reali ka njoftuar se mesfushori francez do të mungojë të paktën gjashtë ose shtatë javë. Ai u lëndua gjatë përplasjes me Aurelien Tchouamenin.
“Pas testeve të kryera sot në lojtarin tonë Eduardo Camavinga, ai është diagnostikuar me lëndim të ligamenteve, por nuk ka pësuar lëndim të rëndë sa për ndërhyrje kirurgjike.
Realit i mungon edhe David Alaba shkaku i lëndimit.
