Të fundit

Zeka: Ka raste kur kompanitë amerikane i ikin bashkëpunimit me ato kosovare

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka ka thënë se raportet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së, po ndikojnë edhe në investimet e huaja.

Ai ka thënë se ka raste kur kompani amerikane i shmangen bashkëpunimit me ato nga Kosova.

“Kemi raste kur kompani amerikane i shmangen bashkëpunimit me kompani nga Kosova për shkak të situatës së përkeqësuar të sigurisë në dy tri vitet e fundit dhe kjo sërish për shkak të tensioneve në veri të vendit. Pasiguria juridike dhe fizike që përçohet nga vendi ynë kanë ndikim në marrjen e investimeve të huaja meqë janë faktorë të rëndësishëm dhe merren parasysh nga investitorët potencial”, ka thënë Zeka në Tëvë1.

Ai ka thënë se arritja e një marrëveshjes për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ishte në dobi edhe të investimeve nga jashtë, ndërsa e ka vlerësuar jetik koordinimin e qeverisë me aleatët.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci