Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj një personi që kultivoi narkotikë në vazo të shtëpisë

Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet S.J., pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Në kumtesën dërguar mediave theksohet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri më 14 Gusht 2024, në komunën e Kamenicës, me dashje, pa autorizim dhe me qëllim të prodhimit të narkotikëve, ka kultivuar bimën e kanabisit, në atë mënyrë që gjatë realizimit të urdhër-kontrollit nga ana e zyrtarëve policor në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur 8 bimë të llojit ‘’Canabis Sativa’’ me gjatësi prej 45 cm – 1.30m, në katër vazo të plastikës.

Gjithashtu, bëhet e ditur se tek i pandehuri është gjetur edhe substancë narkotike e llojit “Marihuanë”, në peshë prej 1.00 gr., të cilët janë sekuestruar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci