Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga së bashku me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për hapjen e Muzeut të parë për Gratë dhe Burrat e Dhunuar në Kosovë.
“Çështja e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë është një ndër plagët më të rënda të tërë vendit, andaj qëllimi ynë kryesor është të rritet vetëdija e përgjithshme e popullit dhe të luftohet stigma e cila i rrethon të mbijetuarit”, ka thënë Jahjaga në një postim në Facebook.
“Ashtu siç u kam premtuar që nuk do lë gurë pa lëvizur derisa drejtësia të gjejë vend u premtoj që çdoherë do jem pranë tyre. Nuk ka paqe të qëndrueshme pa drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë”, ka shkruar ajo.
