Të fundit

Mushkolaj: E rrezikshme thirrja e presidentes për hetimin e mediave

Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar reagimin e presidentes Vjosa Osmani për vrasjen në një dasmë në Ferizaj në të cilën është vrarë xhaxhai i bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu.

Në këtë postim ajo kërkoi hetimin e mediave. Këtë thirrje Mushkolaj e ka cilësuar si shumë të rrezikshme.

“Shumë e rrezikshme thirrja e presidentes për hetimin e Nacionales dhe mediave të tjera, si dhe krahasimi i tyre me media të Serbisë”, ka shkruar Mushkolaj.

“Pakënaqësitë në lidhje me raportimin presidentja duhet t’i adresojë në organizata dhe institucione përkatëse, e jo t’i sulmojë mediat dhe të bëjë thirrje që ato të hetohen”, ka shkruar ai.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci