Të fundit

Kosova pa helikopter, KFOR-i intervenon për të shuar zjarret

Ditëve të fundit është kërkuar disa herë intervenimi i KFOR-it, për shuarjen e zjarrit. Vet shteti i Kosovës nuk ka asnjë helikopter për të reaguar në këto vatra të përfshira nga zjarret.

Në rast të krizave nuk ka helikopter as në fushën e mbrojtjes, sigurisë e shëndetësisë. Kjo po konsiderohet si domosdoshmëri nga njohës të çështjeve të emergjencave civile. Edhe nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent deklarojnë se Kosova ka nevojë të pajiset me disa helikopterë.

Në një përgjigje për KosovaPress është bërë e ditur se furnizimi me helikopterë ka qenë i paraparë për tri ministri, por ka mbetur draft-projekt për shkak të impaktit financuar.

 

 

Njohësi i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti thotë se ditëve të fundit ka qenë e vështirë të intervenohet në zona malore për shkak të mungesës së kapaciteteve.

 

Ai e konsideron të domosdoshme nevojën që Kosova të ketë kapacitete të tilla ajrore.

Udhëheqësi i divizionit për çështje ligjore, marrëdhënie me publikun dhe ndërkombëtare në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Nehat Koqinaj deklaron se Kosova ka nevojë të pajiset me disa helikopterë. 

lg.php.gif

Në një përgjigje për KosovaPress, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se para disa viteve është filluar një nismë për sigurimin e tre helikopterëve.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci pati deklaruar për KosovaPress, se faza e paraparë për furnizim e plotësim me kapacitete ajrore është faza e tretë nga viti 2025 deri në vitin 2028.

Kosova nuk ka kompetencë dhe nuk është përgjegjëse për hapësirën e saj ajrore. Në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe marrëveshjen teknike ushtarake të vitit 1999, por edhe ligjeve aktuale, misioni i KFOR-it është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci