Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar ndaj opozitës duke thënë se kanë tentuar të krijojnë kauza të rreme por që asnjëra nuk ka pasur sukses.
Në një postim në Facebook Bajqinofci ka rënditur disa nga vendimet e Kryeministrit, Albin Kurti, e që sipas tij opozita gjithmonë i ka kundërshtuar.
”
Çdo vendim i Kryeministrit Kurti është kundërshtuar me pretekste të rreme për prishje të raporteve me ndërkombëtarët, duke filluar nga moslejimi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, rikthimi i qytetarëve shqiptar në shtepitë e tyre në veri, largimi i tabelave ilegale në rrugë dhe automjete, largimi i dinarit, mbyllja e postës së serbisë, pagesa e rrymës, tatimit, mbyllja e objekteve të strukturave paralele, e deri tek hapja e urës mbi lumin Ibër”, ka shkruar ai.
Për katër vite me radhë, opozita ka tentuar të krijojë kauza të rreme, por asnjëra prej tyre nuk ka pasur sukses. Çdo…
Posted by Mefail Bajqinovci on Sunday, August 18, 2024
