Të fundit

Bislimi reagon për grafitet në Bujanoc: Kjo është pjesë e një modeli represionesh të shqiptarëve në Luginë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar për grafitin e dytë që është shkruar në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.

Në platformën X,  ai ka theksuar se ky grafit është pjesë e kërcënimeve të serbëve ndaj shqiptarëve në Bujanoc.

“‘Vdekje shqiptarëve, nuk ju duam, Kosova është Serbi!’. Një tjetër mesazh urrejtës është gjetur sot në hyrje të repartit të fëmijëve në Bujanoc”.

“Ky nuk është një incident i izoluar, por pjesë e një modeli më të madh kërcënimesh dhe represionesh kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka thënë Bislimi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci