Të fundit

Kryeministri Kurti takohet me kongresistin P. McGovern, i shpreh mirënjohje për përkrahjen e pareshtur

Pak orë para nisjes së Konventës Kombëtare Demokratike ku edhe do të jetë pjesëmarrës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me kongresistin James P. McGovern.

Së pari, Kurti, sipas një kumtese nga ana e zyrës së kryeministrit, shprehu mirënjohjen për përkrahjen e pareshtur të Kongresit ndaj Kosovës dhe për kontributin e çmuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë dhe etapat shtetndërtuese të Kosovës.

“Kurti e njohu kongresistin McGovern me progresin demokratik dhe ekonomik të vendit tonë në tri vitet e fundit. Ai tha se rankimet ndërkombëtare të Kosovës qëndrojnë si dëshmi e fuqishme e avancimit tonë si shtet demokratik, teksa si Qeveri jemi angazhuar maksimalisht në shpërndarje të barabartë të zhvillimit tonë ekonomik tek të gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatë.

Më tej, kryeministri shtoi se kjo përfshin dhe përkrahje të theksuar për integrim për të gjitha komunitetet, dhe përfshirjen e tyre brenda sferave të jetës shoqërore, si në aspektin ekonomik, po ashtu dhe në atë institucional. Në kuadër të disa prej masave e politikave të ndërmarra nga Qeveria, ai përmendi ndër të tjera rindërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë dhe pilotimi i projektit për edukim të përbashkët mes komuniteteve shumicë dhe joshumicë.

Duke shprehur vlerësimin për mbështetjen e tij dhe takimin e frytshëm, i pari i qeverisë e falënderoi kongresistin për bisedën dhe veçanërisht për avokimin e vazhdueshëm për drejtësi për vëllezërit Bytyqi, të cilët u vranë padrejtësisht nga forcat serbe në vitin 1999.

Ky është takimi i dytë mes tyre, pas atij në Uashington, në majin e dy viteve më parë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci