Skuadra e Lazios është në bisedime për të nënshkruar me mbrojtësin e krahut të Paris Saint-Germain, Layvin Kurzawa, raporton Tuttomercatoweb.
PSG pritet të bëjë largime të shumta nga klubi dhe duket se Kurzawa do të jetë njëri prej tyre.
Klubi parisien kërkonte rreth 4 milionë euro për 29-vjeçarin, por marrëveshja duket se do të finalizohet për vetëm 2.5 milionë euro.
Kurzawa ende nuk ka luajtur për klubin këtë sezon.
