Të fundit

Porsche Panamera e vjedhur kapet në kufi në Maqedoni

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, 29 vjeçari nga Shqipëria ka hyrë në vendkalimin kufitar “Shën Naumi” me automjetin “Porsche Panamera”, por policia ka konstatuar se automjeti është i raportuar i vjedhur.

“Më 24.08.2024 në orën 23:00 në VK Shën Naumi, në hyrje në Maqedoninë e Veriut, L.H (29) nga Shqipëria ka ardhur me automjetin “Porsche Panamera”, me tabela shqiptare dhe pas kontrollit kufitar, është konstatuar se automjeti është i raportuar për i vjedhur”, thonë nga policia.

Nga policia shtojnë se automjeti ka qenë i vjedhur në Norvegji dhe ndodhet në bazën e interpolit.

“Automjeti është konfiskuar, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, sqarojnë nga policia.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci