Gazetarja e Radio Televizionit të Kosoveës, Qeqa Krelani ka falënderuar trajnerin Ilir Daja për punën e tij te Ballkani.
Përmes postimit të saj në Facebook, Qeqa duket se ka konfirmuar largimin e Dajës nga kampioni i Kosovës.
Tash e sa javë kishin qarkulluar zëra për largimin e mundshëm të teknikut shqiptar por Ballkani i kishte mohuar raportimet, mirëpo tashmë duket se gjithcka ka përfunduar.
Gjatë periudhës së tij te Ballkani, trajneri Ilir Daja ka arritur të shkruaj historinë ne futbollin kosovar. Ai është shpallur tri herë radhazi kampion, teksa ka arritur edhe sukses te paparë më pare në arenën ndërkombëtare sa i përket ekipeve kosovare.
Me Dajën, Bllakani ka arritur dy herë të futet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Tekniku 57-vjeçar pritet që ta marrë drejtimin e skuadrës së Skenderbut në Shqipëri.
