Të fundit

Nga kombëtarja zvicerane tërhiqet edhe një futbollist

Pas Xherdan Shaqirit e Yann Sommerit edhe mbrojtësi i Neëcaslte Unitedit, Fabian Schar të hënën ka njoftuar për pensionimin nga përfaqësuesja e Zvicrës në futboll. 

Schar ka zhvilluar 86 ndeshje me Zvicrën dhe ka kontribuar me tetë gola. 

“Pas më shumë se dhjetë vitesh dhe 86 ndeshjeve për Zvicrën, ka ardhur koha për të thënë lamtumirë. Unë kam qenë në gjendje të përfaqësoj vendin tim në tri Kupa Botërore dhe tri Kampionate Evropiane. Kam përjetuar momente tepër të bukura me ekipin kombëtar dhe emocionet që kam mundur të përjetoj do të qëndrojnë me mua për pjesën tjetër të jetës sime. Është gjithashtu koha për t’u thënë faleminderit shokëve të skuadrës, stafit dhe trajnerëve dhe sigurisht familjes time dhe atyre përreth meje. Mbi të gjitha, dua të falënderoj tifozët zviceranë që më kanë mbështetur gjatë këtyre viteve”, ka shkruar 32-vjeçari në rrjetet sociale. 

Schar për kohë të gjatë ishte prej mbrojtësve kryesorë te Zvicra.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci