Të fundit

Deri në një orë pritjet në Merdarë

Pika kufitare me Serbinë në Merdarë ende e ngarkuara nga fluksi i bashkatdhetarëve të cilën po e përdorin për dalje nga territori i Kosovës, ndonëse fluksi i daljeve në këtë pikë kufitare ka rënë dukshëm krahasuar me javën që lamë pas.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në pikën kufitare në Merdarë, për të dalë nga Kosova, udhëtarët mëngjesin e sotëm po presin deri në 60 minuta, kurse kolona e makinave është rreth 700 metra e gjatë.

Po ashtu bëhet e ditur se pritje për të dalë nga Kosova, deri në 40 minuta ka edhe në pikën tjetër kufitare me Serbinë, te Dheu i Bardhë, kolona e makinave, 100 metra.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci