Të fundit

“2 metra e janë mshef nër jargon”: Kamishi përmend njerëzit që s’i duron, Albini e Vjosa, Mefi e Dimali – “S’kanë bo sen e shesin patriotizëm, e ndrroj kanalin kur i shoh”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka rrëfyer jetën e tij personale në emisionin “Sante” me Miranda Shalën, në Paparaci.

Haxhiu, apo qysh njihet ndryshe edhe si “Kamishi” nuk ka ngurruar të përgjigjet në pyetjet e ndryshme të Mirandës.

Haxhiu ka treguar se kush janë personat që nuk mund ti shikojë në televizor, ndër të cilët janë edhe kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani.

“Mashtruesit ordiner edhe njerëzit që nuk kanë bërë kurrgjë hiq për këtë vend por mundohen me u shti kinse janë dikush, duke ia filluar nga Albini e Vjosa dhe njerëzit që mundohen me ia mbajt zhagin këtyre dyve.

Kur i pash do që i kanë pas nga dy metra, e në kohën e luftës janë mshef nër jargan e që disa edhe e kanë kalu oqeanin atlantik me ik në Amerikë mos me mujt me nxon e tash shesin patriotizëm nuk mundem mi shiku. E ndrroj menjëherë kanalin, siç është çifti i Dimal Bashës e Mefail Bajqinovcit”, ka thënë mes të tjerash Kamishi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci